Depistimi i kancerit të gjirit
Kanceri i gjirit është rritja jashtë kontrollit dhe përhapja e qelizave jo normale të indit të gjirit.
Dr. Gazmore Bardhi Morina
Onkologe
Depistimi i kancerit të gjirit
Në fushën e gjërë të luftës kundër kancerit te gjirit, informimi i publikut dhe sidomos i grave në veçanti është një ndër sektorët më të rëndesishëm.
Të jetosh me kancer te gjirit të perhapur shpesh shkakton shqetësim, stres dhe ankth.
Kanceri i gjirit është rritja jashtë kontrollit dhe përhapja e qelizave jo normale të indit të gjirit.
Kanceri i gjirit është më i shpeshtë në gratë. Ai mund të gjëndet në çdo moshë, por shumica e rasteve gjendet në gratë në moshë mbi 50 vjeç. Kanceri i gjirit mund të gjendet dhe tek burrat por është shumë i rrallë. Nese nuk trajtohen keto qeliza anormale mund te përhapen dhe të demtojnë apo të shkaterrojnë indet normale që ndodhen përreth. Depistimi apo kontrolli është zbulimi i hershëm i kancerit kur ju nuk keni asnjë shenjë të sëmundjes.
Qëllimi kryesor eshte zbulimi i hershëm i sëmundjes
Depistimi duhet të jetë:
I thjeshtë për tu realizuar
I lire (kosto e përballueshme)
I lehte (i pranueshëm për pacientin)
Që nuk jep informata dykuptimshe gjate interpretimit
I aftë të zbuloj gratë me kancer dhe të përjashtojë ato pa kancer.
Këto ekzaminime për diagnostikimim e kancerit të gjirit mund t`ju ndihmojnë ta kapni atë në faza të hershme dhe kur ka më shumë mundësi për t’u trajtuar. Është e rëndësishme të dimë se asnjë test depistues për kancerin nuk është 100% i saktë. Për shembull,ka raste kur nëpërmjet një testi depistues, ndonjëhere mund të diagnostikohet kanceri kur nuk është, ose nuk arrin të diagnostikohet kur ka kancer.
Megjithatë testet depistuese shpëtojne me mijra jetë.
• Metodat diagnostike të kancerit të gjirit ndahen në metoda direkte dhe indirekte.
• Në metoda direkte bejnë pjesë:
• Citodiagnostika dhe biopsia
• Në metoda indirekte bejnë pjesë:
• Vetkontrollimi i gjirit,
• Ekzaminimi klinik,
• Mamografia native,
• Ultrazëri,
• Tomografia e komjuterizuar,
• Rezonaca magnetike,
• Tumor markerët
Metodat diagnostike Vetekontrolli i gjirit
Në diagnostikimin e kancerit të gjirit ka rëndësi vetkontrollimi i gjirit që duhet të behët 1 herë në muaj.
Para dhe gjatë menstruacionit gjinjët janë zakonisht të shtrënguara dhe me dhimbje për ç’arsye më së miri është që gjinjët të kontrollohen pas menstruacionit.
Kjo shprehi nevojitet që patjetër të përseritet tërë jetën.
Kur menstruacioni pushon, kontrollimet duhet bërë p.sh.çdo ditë të parë të muajit.
Njëherë në muaj duhet qendruar para pasqyres me duar të lëshuara posht, duke i ngritur ngadal mbi kokë që të vërehet a janë gjinjët simetrike, mos vërehet ndonjë ndryshim në lëkur, retrahim i mamillës, në shtrydhje të mamillës a rrjedh lëng me ngjyrë të bardh, të verdh, kafe apo të kuqe.
Duhet patjetër të kontrollohen edhe aksillat (nensqjetullat).
Vetkontrolli duhet filluar shumë herët menjëherë pas moshës së pubertetit në mes të moshës 15-20 vjeçare.
Edhe pse kanceri i gjirit është shumë i rrallë në këtë moshë
Vetkontrolli eshte i nevojshme që të bëhet, sepse në këtë moshë mund të lajmërohen ndrimet beninje siç janë fibroadenomat që duhet operuar ose duhet mbajtur nën kontroll
Prej moshës 20 vjeçare e tutje të bëhet vetkontrolli i gjinjeve njëherë në muaj.
Prej moshës 20-40 vjeçare ekzaminimi fizikal dhe ultrazëri çdo vjet dhe mamografia bazike në mes të moshës 35dhe 40 vjet
Prej moshës 40-50 vjeçare – mamografia periodike çdo vit ose çdo 2 vite që përcaktohet në bazë të anamnezës personale dhe/ose propozimit të mjekut. Ekzaminimi fizikal dhe ultrazëri çdo 6 muaj
Mbi moshën 50 vjeçare – Çdo vit mamografia ekzaminimi fizikal dhe ultrazëri çdo 6 muaj
Arsyeja për ekzaminim klinik mund të jetë: Dhimbja në gjinjë, sekrecion prej mamillës, nodus në gjinjë, inflamacioni, rritja e gjëndrave limfatike në aksillë.
1.Ekzaminimi Klinik i Gjinjeve
Anamneza familjare
Duhet pyetur a ka pasur dikush ne familje nga ana e nenes kancer te gjirit, ne baze te ketyre të dhënave verejme a i takon gruaja grupit te rrezikuar apo jo.
Grupit te rrezikuar i takojnë:
Gratë me menarh të hershme, me menopauza të vonshme, gratë që nuk kane lindur, gratë ku lindja e parë ka qenë pas moshes 30-35 vjecare, grarë që nuk i kanë dhënë femijut gji ose i kanë dhënë një kohë të shkurtër dhe gratë me anamnez familjare positive.
2.Echo
Diferencon sakte formacionet kistike nga ato solide. Percakton karakteristikat e mases tumorale si dimension, lokalizim, forme margot. Mundeson citologjine aspirative biopsy perkutane.
3.Mamografia
Te dhenat mamografike që sygjerojnë për natyre malinje, asimetri mikrokalcifikimet masa shtrembërimet arkitekturore. Këto të dhëna duhet vlerësuar me anë të echo madje në raste të veçanta edhe me anë të MRI-së. Mamografija është ekzaminim i pakëndshm, i gjirit por zgjat vetëm pak sekonda. Shtypja e gjirit ndihmon në marrjen e imazheve sa më të qarta, duke përdorur sa më pak rreze X.
Pjesë me e rëndësishme pra është kujdesi i trupit tuaj si dhe njohja e gjinjve dhe mënyra se si ato pësojne ndryshime gjatë jetës.
Nuk ka rëndësi se çfarë moshe keni, për të pasur gjinj të shëndetshëm. Bëhuni te vetëdijshme për të kuptuar se çfarë është normale tek gjinjtë tuaj dhe cfare jo.
Dhe kjo mund te arrihet vetëm duke bërë kontrolle të rregullta të tyre.
Misioni ynë
Ne punojmë intensivisht dhe jemi shumë të përkushtuar që të sigurojmë kujdes maksimal, profesionalizëm dhe pergjegjesi të lartë në raport me pacientët tonë duke vënë në qendër shëndetin dhe mirëqenien e tyre, duke i trajtuar të gjithë me të njëjtin standart, siguri dhe dinjitet. Sinqeriteti, respekti dhe besimi i ndërsjellë janë synimet e punës tonë.