Depistimi kardiovaskular
Çfarë është një test screeningu apo Depistimi për zemër?
Ass.Dr.Sci. Arlind Batalli Dr.Med.
Internist - Kardiolog
Çfarë është një test screeningu apo Depistimi për zemer? Depistimi bëhet për të zbuluar çrregullime ose sëmundje të mundshme shëndetësore te njerëzit që nuk kanë asnjë simptomë për sëmundjeje apo që kanë risk te lart për sëmundje te zemrës.
Qëllimi është zbulimi i hershëm i semundjeve dhe identifikimi i faktoreve të riskut.
Kush duhet të bejë një Depistim Kardiak dhe çfar depistimi.
Depistimi për faktor të riskut duhet të fillon nga mosha Adulte mbi 18 vjeç
Çfar përfshin depustimi?
Matja dhe monitorimi i Tensionit arterial tek të gjith individet mbi moshen 18 vjecare. Tek adultet me vlera nën 120/80 matje duhet të bëhet çdo dy vite. Tek adultet me risk të lart per Hipertension që kanë vlerat mbi 130/80 depistimi duhet jetë në intervale më të shpeshta.
Nje test për yndyrë LDL , HDL, trigliceride tek Adultët mbi 18 vjeç se paku çdo 4-5 vjet, pas moshes 40 vjeç intervali i depistimit percaktohet nga mjeku bazuar në riskun Kardiovaskular 10 vjeçar.
Elektrokardiografia (Ekg)regjistrimi i aktivitetit ekektrik te zemrës tek pacientet e selektuar, ku mund të indentifikohen shumë sëmundje Strukturale apo elektrofiziologjike
Ehokardiografia, ku mund te identifikohen semundjet strukturale në zemër, realizohet tek pacientet e selektuar.
Stres testi : përmes testit të ngarkeses mund të disgnostikohen sëmundjet Koronare, tek pacientet simptomatik apo tek individet mbi moshen 45 vjeçare me faktor risku.
CT Angio Koronare tek individet që kan propabilitet te lart të ken sëmundje Koronare
MRI e zemrës: Eshte imazheri që tek pacientet me risk të lart mund të diagnostikohen sëmundje strukturalë që nuk shihen me ultratingull.
Screeningu gjenetik për vdekje të papritur, tek individet me risk të lart dhe me histori te semundjeve në familje.
Përmes depistimit mund te reduktohet Risku pēr sëmundje Kardiovaskulare dhe vdekje të pa pritur te kategorit me risk të lart
Misioni ynë
Ne punojmë intensivisht dhe jemi shumë të përkushtuar që të sigurojmë kujdes maksimal, profesionalizëm dhe pergjegjesi të lartë në raport me pacientët tonë duke vënë në qendër shëndetin dhe mirëqenien e tyre, duke i trajtuar të gjithë me të njëjtin standart, siguri dhe dinjitet. Sinqeriteti, respekti dhe besimi i ndërsjellë janë synimet e punës tonë.