loader image

Dhimbja e gjoksit

Dhimbja në gjoks është ankesa e cila më së shpeshti i shqetëson pacientet dhe asocion me sulmin në zemër!

Ass.Dr.Sci. Arlind Batalli Dr.Med.

Internist - Kardiolog

Dhimbja në gjoks është ankesa e cila më së shpeshti i shqetëson pacientet dhe asocion me sulmin në zemër.

Dhimbja mund të ketë lokalizim në mes të gjoksit e lokalizuar në anën e majtë të djathtë, apo e lokalizuar në gjithë gjoksin apo vetëm në një vend të caktuar.

Dhimbja mund të përhapet në dorën e majtë, në dy duart, në drejtim të nofullës apo me propagim në shpinë.

Për kah kohëzgjatja dhe intervalet kohore mund të zgjas nga disa sekonda deri në disa orë, mund të jetë e vazhdueshme apo episodike.
Për nga karakteri mund të jetë si shtrënguese, shtypëse apo djegëse.

Për nga rrethanat kur paraqitet mund të paraqitët në qetësi, gjatë aktivitetit fizik, të provokohet nga qëndrimi në të ftohët, nga ushqimi, lëvizja e pjesëve te caktuara të trupit, gjatë frymëmarrjes etj.

Disa gjendje mund të shkaktojnë dhimbje gjoksi e që mund ti kenë karakteristikat e lartshënuara.

   -Angina Pektoris
   -Infarkti akut i zemrës
   -Sëmundjet e Aortës
   -Sëmundjet e Perikardit
   -Sëmundjet e mushkërive
   -Sëmundjet osteomuskulare
   -Herpez Zoster
   -Sëmundja e refluksit Gastrointerstinal
   -Arsyet Psikogjene

Diagnoza e hershme është çelësi trajtimit.
Përjashto aspektin kardiovaskular!

Misioni ynë

Ne punojmë intensivisht dhe jemi shumë të përkushtuar që të sigurojmë kujdes maksimal, profesionalizëm dhe pergjegjesi të lartë në raport me pacientët tonë duke vënë në qendër shëndetin dhe mirëqenien e tyre, duke i trajtuar të gjithë me të njëjtin standart, siguri dhe dinjitet. Sinqeriteti, respekti dhe besimi i ndërsjellë janë synimet e punës tonë.