Dieta mesdhetare dhe Zemra
Ass.Dr.Sci. Arlind Batalli Dr.Med.
Internist - Kardiolog
Stili i jetës mund të rris rrezikun për sëmundje të zemrës. Ngrënia e ushqimit të pasur me yndyra të ngopura, yndyra trans dhe kolesterol është e lidhur me sëmundjet e zemrës dhe gjendjet e lidhura me to.
Studimet kanë treguar disa modele të ushqyerit që ulin riskun për sëmundje kardiovaskulare. Dieta më e njohur është dieta mesdhetare.
Dieta mesdhetare është një mënyrë e të ushqyerit e bazuar në kuzhinën tradicionale të vendeve që kufizohen me detin Mesdhe.
Dieta Mesdhetare bazohet kryesisht në model e të ushqyerit që kryesisht përbën perime, fruta, bishtore si fasulet dhe bizelet, arrat, bademat, me shumë mish peshku dhe më pak mish të kuq, me shumë vaj ulliri, më pak yndyra të ngopura dhe trans.
Pse dieta mesdhetare?
Studimet treguan se sëmundjet kardiovaskulare ishin të lidhura me më pak vdekje në disa vende mesdhetare, si Greqia dhe Italia, sesa në SHBA dhe Evropën veriore!
Sot, dieta mesdhetare është një nga planet e të ushqyerit të shëndetshëm që rekomandohet.
Dilema mbetet te konsum i moderuar i alkoolit, disa studime kanë treguar se dozat e moderuara të verës së kuqe mund të kenë benefit për zemrën.
Megjithatë, rezultatet nga një studim i kohëve të fundit është ardhur në përfundim që nuk ka dozë të sigurt te Alkoolit, dhe dozat e moderuara mund të risin riskun për sëmundjet tjera!
Misioni ynë
Ne punojmë intensivisht dhe jemi shumë të përkushtuar që të sigurojmë kujdes maksimal, profesionalizëm dhe pergjegjesi të lartë në raport me pacientët tonë duke vënë në qendër shëndetin dhe mirëqenien e tyre, duke i trajtuar të gjithë me të njëjtin standart, siguri dhe dinjitet. Sinqeriteti, respekti dhe besimi i ndërsjellë janë synimet e punës tonë.