Disa nga efektet e kafes në Zemër
Dhimbja në gjoks është ankesa e cila më së shpeshti i shqetëson pacientet dhe asocion me sulmin në zemër!
Ass.Dr.Sci. Arlind Batalli Dr.Med.
Internist - Kardiolog
Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në mbarë botën;
Marrja e kafeinës është shoqëruar me një sërë efektesh fiziologjike të kthyeshme dhe kalimtare në përgjithësi dhe me efekte kardiovaskulare në veçanti. Studimet e disponueshme sugjerojnë që efektet kardiovaskulare të përjetuara nga konsumimi i kafeinës në nivele deri në 600 mg/ditë janë në shumicën e rasteve të lehta, kalimtare dhe të kthyeshme, pa efekte anësore të qëndrueshme.
Studimet deri me tani nuk kanë gjetë lidhje në mes të konsumimit të kafes dhe sëmundjes koronare.
Efektet e kafeinës në Zemër
Efektet e marrjes se sasive të larta të kafeinës mund ta bëjnë zemrën të rreh më shpejt, kryesisht mund të shkaktoj tahikardi sinusale, ekstrasistolat ventrikulare, në disa raste mund të inicoi çrregullime të ritmit në formë të fibrilacionit atrial. Kafeina aktivizon sistemin renin angiotenzin çka mund të ndikoj në shtypjen e gjakut.
Disa nga efektet jo-kardiovaskulare të kafeinës: Kafeina provokon diurezen prandaj mund të shkaktoj dehidrim, sasi të larta të kafeinës shkaktojnë anksiozitet dhe pagjumësi.
Misioni ynë
Ne punojmë intensivisht dhe jemi shumë të përkushtuar që të sigurojmë kujdes maksimal, profesionalizëm dhe pergjegjesi të lartë në raport me pacientët tonë duke vënë në qendër shëndetin dhe mirëqenien e tyre, duke i trajtuar të gjithë me të njëjtin standart, siguri dhe dinjitet. Sinqeriteti, respekti dhe besimi i ndërsjellë janë synimet e punës tonë.