loader image

Dislipidemia

Yndyrërat e larta në gjak

Ass.Dr.Sci. Arlind Batalli Dr.Med.

Internist - Kardiolog

Dislipidemia është një çrregullim brenda profilit lipidik, që lidhet me ngritjet e kolesterolit total, LDL, apo holsetroli keq, tregliceridet TG ose anasjelltas dhe nivele më të ulëta të HDL ose kolesteroli mirë.

Dislipidemia mund të paraqitet si një çrregullim i vetëm që prek vetëm një lipoproteinë.

Yndyrërat e larta në gjak mund të jenë rezultat i mbiprodhimit ose mungesës së pastrimit të grimcave të lipoproteinave, ajo mund të jetë e lidhur me mutacione gjenetike, apo mund të jetë nga ndonjë shkaktar si ushqimi  me yndyra, inaktiviteti fizik, sëmundjet tjera endokrine si hipotiroza etj.

 

Cilat janë vlerat normale?

Vlerat e yndyrave nuk janë të njëjta për të gjitha kategoritë ato varen nga mosha, sëmundjet shoqëruese dhe faktorët e riskut.

 

Vlerat që synojmë bazuar në riskun Kardiovaskular?

Pacientet me risk shumë të lart  < 1.4mmol/l

Risk të lart < 1.8 mmol/l

Risk të moderuar < 2.6 mmol/l

Risk të ulet  < 3.0 mmol/l

Rritja e nivelit të yndyrës në gjak është faktor madhor i riskut për sëmundje Kardiovaskulare.

Ju duhet të shkoni tek kardiologu juaj nëse vlera e njërës nga lipidet është mbi vlerat referente.

Kolesteroli i lartë në gjak zakonisht nuk jep simptoma prandaj është e rëndësishme kontrollë e kolesterolit në gjak përmes një analizë të thjeshtë.

 

Sa shpesh duhet ta bëni analizën për kolesterol në gjak?

Shoqata Amerikane e Kardiologjisë rekomandon kontrollë të yndyrëave nga mosha mbi 20 vjeçare, çdo 4-6 vjet tek subjektet me risk të ulët. Ndërsa tek moshat mbi 40 vjeç kontrolli i yndyrës bazohet nga vlerësimi i riskut të përgjithshëm për sëmundje Kardiovaskulare.

 

Yndyrërat rrisin ndjeshëm riskun për infarkt të zemrës dhe të trurit!

Misioni ynë

Ne punojmë intensivisht dhe jemi shumë të përkushtuar që të sigurojmë kujdes maksimal, profesionalizëm dhe pergjegjesi të lartë në raport me pacientët tonë duke vënë në qendër shëndetin dhe mirëqenien e tyre, duke i trajtuar të gjithë me të njëjtin standart, siguri dhe dinjitet. Sinqeriteti, respekti dhe besimi i ndërsjellë janë synimet e punës tonë.