Ecja në sistemin Kardiovaskular
Ass.Dr.Sci. Arlind Batalli Dr.Med.
Internist - Kardiolog
Ecja është jashtëzakonisht e përshtatshme për aktivitet fizik për individët joaktivë pasi është lehtë e realizueshme për të gjitha grupet e moshave dhe grupeve shoqërore dhe paraqet pak rrezik për lëndim.
Studimet e mëdha tregojnë vazhdimisht lidhje midis sëmundjeve kardiovaskulare gjatë periudhave të gjata të ndjekjes dhe janë treguar se ka përfitime shëndetësore të lidhura me SKV.
Pothuajse 30% e të gjitha vdekjeve në nivel global shkaktohen nga sëmundjet kardiovaskulare. Faktorët kryesorë të rrezikut janë presioni i lartë sistolik i gjakut, perimetri i lartë i belit dhe kolesteroli i lartë i lipoproteinës me densitet të ulët (LDL-C), inaktiviteti fizik dhe jeta sedentare janë të lidhura me këta faktorë rreziku dhe incidente kardiovaskulare.
Një studim i kohëve të fundit zbulon se ecja midis 6000 dhe 9000 hapa në ditë lidhet me një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare për të moshuarit.
Studimet kanë treguar se çdo 1000 hapa shtesë çdo ditë, veçanërisht për njerëzit që aktualisht ecin më pak se 3000 hapa në ditë, shënon një reduktim të konsiderueshëm të rrezikut kardiovaskular.
Misioni ynë
Ne punojmë intensivisht dhe jemi shumë të përkushtuar që të sigurojmë kujdes maksimal, profesionalizëm dhe pergjegjesi të lartë në raport me pacientët tonë duke vënë në qendër shëndetin dhe mirëqenien e tyre, duke i trajtuar të gjithë me të njëjtin standart, siguri dhe dinjitet. Sinqeriteti, respekti dhe besimi i ndërsjellë janë synimet e punës tonë.