Hipertensioni
Hipertensioni arterial është shtypja e gjakut në murin e eneve të gjakut.
Ass.Dr.Sci. Arlind Batalli Dr.Med.
Internist - Kardiolog
Hipertensioni arterial është shtypja e gjakut në murin e enëve të gjakut.
Sipas të dhënave të Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë, rreth 22% e popullatës vuajnë nga Hipertensioni në Evropë.
Cilat janë vlerat normale?
– Vlerat optimale janë nën 120/80.
– Vlerat normale 120/80.
– Normale të larta Mbi 130/85.
– Hipertension nëse vlerat janë mbi 140/90.
Kush e shkakton Hipertensionin?
Në 95% të rasteve Hipertensioni është me etiologji të pa njohur.
Në 5 % të rasteve mund të shkaktohet nga sëmundjet tjera si sëmundjet e veshkave dhe sëmundjet endokrine.
Cilat janë ankesat?
Hipertensioni ndryshe quhet vrasës i heshtur pasi në shumë raste është asimptomatik!
Në rastet kur Hipertensioni shkakton dëmtime në organet tjera mund të manifestohet me koke dhimbje, marramendje, dhimbje gjoksi, vështërsi në frymëmarrje etj.
Si vendoset diagnoza?
Për të kualifikuar si normal, optimal apa Hipertension duhet tre matje konsekuente oficiale.
Shumë studime e konfirmojnë se hipertensioni rritë riskun për ngjarje të ndryshme kardiovaskulare afërsisht dy deri në tre herë. Studimet në popullatë të rritur tregojnë marrëdhënie të vazhdueshme midis presionit të gjakut (veçanërisht presionit sistolik) dhe ngjarjeve të ndryshme kardiovaskulare.
Si bëhet trajtimi?
Studimet kanë treguar që trajtimi korrekt dhe me kohë ulë riskun e ngjarjeve kardiovaskulare.
Janë dy forma të trajtimit
*Jo farmakologjik
*Farmakologjik
Trajtimi jo farmakologjik – përfshin masat e përgjithshme.
– Reduktimi i kripës.
– Reduktimi alkoholit.
– Humbja e peshës.
– Stopimi i duhan pirjes.
– Aktiviteti fizik.
Trajtimi farmakologjik – përfshin marrjen e medikamenteve antihipertensive si të vetme apo të kombinuara të përshkruara nga mjeku.
Strategjia e trajtimit përcaktohet nga mjeku specialist varësisht nga profili i pacientit.
Trajtimi i hershëm është thelbësor.
Misioni ynë
Ne punojmë intensivisht dhe jemi shumë të përkushtuar që të sigurojmë kujdes maksimal, profesionalizëm dhe pergjegjesi të lartë në raport me pacientët tonë duke vënë në qendër shëndetin dhe mirëqenien e tyre, duke i trajtuar të gjithë me të njëjtin standart, siguri dhe dinjitet. Sinqeriteti, respekti dhe besimi i ndërsjellë janë synimet e punës tonë.

