loader image

Kripa dhe Zemra

Ndjeshmëria ndaj kripës

Ass.Dr.Sci. Arlind Batalli Dr.Med.

Internist - Kardiolog

Kripa e kuzhinës është substancë kimike e cila në sasi të vogla është esenciale për shumë funksione fiziologjike në organizëm si balanci i elektroliteteve, funksioni tiroides, rregullimi i presionit te gjakut.

Shumë njerëz tejkalojnë dozat e lejuara të kripës në dietat e tyre.
Kripa e tepërt në qarkullimin tuaj të gjakut tërheq ujin në enët e gjakut, duke rritur sasinë (vëllimin) e gjakut brenda tyre.

Disa njerëz apo një grup i popullatës kanë tejndjeshmeri në kripe!

Çka është ndjeshmëria ne kripë?
Është një gjendje ku presioni i gjakut (BP) i disa anëtarëve të popullatës rritet paralelisht me ndryshimet në marrjen e kripës, madje edhe në sasi të vogla!

Studime të rëndësishme lidhin marrjen e tepërt të natriumit me presionin e lartë të gjakut.

Kripa ndërlidhet me patofiziologjinë e hipertensionit që është faktor risku për infarkt dhe sulm në tru.

Sa kripe duhet të marrim?
Esc dhe AHA rekomandojnë që konsumi i kripës të jetë jo me pak se < 5g në ditë.

Jeto shëndetshëm!

Misioni ynë

Ne punojmë intensivisht dhe jemi shumë të përkushtuar që të sigurojmë kujdes maksimal, profesionalizëm dhe pergjegjesi të lartë në raport me pacientët tonë duke vënë në qendër shëndetin dhe mirëqenien e tyre, duke i trajtuar të gjithë me të njëjtin standart, siguri dhe dinjitet. Sinqeriteti, respekti dhe besimi i ndërsjellë janë synimet e punës tonë.