Mos përdor Aspirinë pa këshillën e mjekut!
Ass.Dr.Sci. Arlind Batalli Dr.Med.
Internist - Kardiolog
Një Aspirinë pas moshës 40 vjeçare nëse nuk ke pasur ndonjë ngjarje Kardiovaskulare?!
Roli i Aspirinës për parandalimin dytësor të SKV është thelbësor për shkak të mekanizmit të njohur në trombocite, por roli i saj në parandalimin parësor mbetet i pasigurt.
Kohëve të fundit, ka pasur interes të madh për të identifikuar individët për të cilët përfitimi klinik i aspirinës për parandalimin e një ataku të parë në zemër ose goditje në tru (parandalimi parësor) tejkalon rrezikun e gjakderdhjes.
Studimet sugjerojnë se vendimi për të iniciuar aspirinë me dozë të ulët për parandalimin parësor të SKV tek të rriturit e moshave 40 deri në 59 vjeç, të cilët kanë një rrezik 10-vjeçar për SKV 10% ose më shumë, duhet të jetë një vendim individual.
Pra, jo të gjithë individët e moshës mbi 40 vjeç duhet të marrin Aspirinë përveç rasteve të selektuara. Aspirina për veç riskut për gjakderdhje u tregua se mund të shkaktoj Anemi tek moshat mbi 70 vjeçare.
Mos përdor Aspirinë pa këshillën e mjekut!
Misioni ynë
Ne punojmë intensivisht dhe jemi shumë të përkushtuar që të sigurojmë kujdes maksimal, profesionalizëm dhe pergjegjesi të lartë në raport me pacientët tonë duke vënë në qendër shëndetin dhe mirëqenien e tyre, duke i trajtuar të gjithë me të njëjtin standart, siguri dhe dinjitet. Sinqeriteti, respekti dhe besimi i ndërsjellë janë synimet e punës tonë.