loader image

Niveli i proteinës C-reaktive (CRP)

Proteina C reaktive me ndieshmeri të lart është parashikues i fuqishëm i ngjarje e Kardiovaskulare

Ass.Dr.Sci. Arlind Batalli Dr.Med.

Internist - Kardiolog

Niveli i proteinës C-reaktive (CRP) rritet kur ka inflamacion në trupin tuaj.

Një test i proteinës C-reaktive me ndjeshmëri të lartë (hs-CRP) është më i ndjeshëm se një test standard CRP. Kjo do të thotë se testi me ndjeshmëri të lartë mund të zbulojë me herët inflamacionin.

Inflamacioni luan një rol të rëndësishëm ne progresin e arterosklerozës si shakatar i sëmundjeve Kardiovaskulare.

Proteina C reaktive me ndjeshmëri të lart është parashikues i fuqishëm i ngjarje e Kardiovaskulare.

Studimet kane treguar lidhje në mes të nivelit të CRP Hs dhe arterosklerozës përkatësisht riskut për sëmundje Kardiovaskulare.

Testi hs-CRP mund të përdoret për të parashikuar rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së arterieve koronare, një gjendje në të cilën arteriet e zemrës tuaj janë ngushtuara. Sëmundja e arterieve koronare mund të shkaktoj në një atak në zemër.
Testi është lehtë i realizueshëm dhe mund të bëhet për zbuluar riskun për sëmundje Kardiovaskulare.

Misioni ynë

Ne punojmë intensivisht dhe jemi shumë të përkushtuar që të sigurojmë kujdes maksimal, profesionalizëm dhe pergjegjesi të lartë në raport me pacientët tonë duke vënë në qendër shëndetin dhe mirëqenien e tyre, duke i trajtuar të gjithë me të njëjtin standart, siguri dhe dinjitet. Sinqeriteti, respekti dhe besimi i ndërsjellë janë synimet e punës tonë.