loader image

Ofertat

Pakot promocionale

ofertat AKTUALE

Në Klinikë

Stres testi, i quajtur Ergometria apo tredmilli, ndihmon të zbulojë se sa mirë funksionon zemra juaj në kushtet e ngarkesës fizike. Ndërsa trupi juaj gjate aktivitetit fizik, kërkon më shumë oksigjen, kështu që zemra duhet të pompojë më shumë gjak. Testi mund të tregojë nëse furnizimi me gjak është i reduktuar në arteriet që furnizojnë zemrën. Gjithashtu mund të vlerësohet kapaciteti ushtrimor.
 
Kur bëhet stres testi?
- Vlerësimi i riskut për sëmundje Kardiovaskulare!
- Evaluimi për sëmundje të arterieve Koronare!
- Vlerësimi i kapacitetit ushtrimor!
- Vlerësimi i pacienteve me Stent!
 
Për termine thirrni në numrat:
045104001
045105001

Matje ambulatore e Tensionit Arterial (TA) siguron matjen e tensionit arterial për 24 orë. Pajisja zakonisht programohet për të regjistruar TA në interval çdo 15 - 30 min, dhe vlerat mesatare të TA zakonisht sigurohen për ditën dhe natën gjate 24 orëve.

Holteri i Tensioni Arterial është parashikues i rëndësishëm diagnostik dhe prognoztik.
Është e rëndësishme analizimi i vlerave te TA gjate natës dhe gjate ditës.
Tensioni arterial normalisht zvogëlohet gjatë gjumit. Gjate natës TA shënon një rrënjë >10%, arsyet e njohura për mungesën e rrënjës së Tensionit arterial gjatë natës janë shqetësimi i gjumit, apnea obstruktive e gjumit, mbipesha, marrja e lartë e kripës në subjektet e ndjeshme ndaj kripës, etj.

Për termine thirrni në numrat:
045104001
045105001

Ehokardiografia apo ultrazëri zemrës është metodë diagnostike që mundëson fitimin e imazheve në kohë reale duke përdorur valët e ultrazërit, është metodë jo invazive e pa dëmshme dhe pa risk.
 
Përmes ehokardiografis marrim informacione për strukturat e zemrës, dhomat e zemrës, valvulat, aortën, matjet e shpejtësive të rrjedhjes së gjakut etj.
 
Ekokardiografia është kryesisht një indikacion i klasës së parë në pacientët me sëmundje të dyshuar ose të njohura të zemrës, përfshirë fibrilacionin atrial, pamjaftueshëmrin e zemrës, sëmundje valvulare.
 
Ekokardiografia është e dobishme për screening të sëmundjeve të lindura të zemrës si: sëmundjeve valvulare apo sëmundjeve të muskulit të zemrës. Ehokardiografia është lehtë e realizueshme, nuk ka efekte anësore, por shumë e dobishme për diagnozë. Indikacionin për ehokardiografi e cakton Kardiologu juaj.
 
Mos vono për zemrën tënde!
 
Për termine thirrni në numrat:
045104001
045105001
Të rrahura të shpejta të zemrës? Ndjesia e kapërcimeve në zemër, humbje kalimtare e vetëdijes.
Regjistrimi i një EKG nuk e zgjidh problemin!
Holter është një pajisje e vogël, e dobishme që regjistron ritmit dhe frekuencën zemrës tuaj.
Kjo pajisje mbahet nga pacienti 24-72h. Gjatë asaj kohe, pajisja regjistron ritmin dhe frekuencën dhe çrregullimet eventuale.
 
Kur mund të keni nevojë për një Holter monitorim?
Nëse keni ankesa që sugjerojnë aritminë apo perqimin jo normal të impulseve në zemrën tuaj. Kapni çrregullimet në kohë!
Aritmitë mund të shkaktojnë sulm në tru!
Aritmitë e dëmtojnë zemrën!
 
Për termine thirrni në numrat:
045104001
045105001
Incidenca e sëmundjeve Kardiovaskulare është gjithnjë në rritje. Zbulimi dhe trajtimi me kohë është thelbësor.
Për këtë Poli klinika Cardioplus ka organizuar një check-up standard që të informoheni mbi shëndetin tuaj kardiovaskularë (Zemrën dhe enët e gjakut).
 
Check-up Standard përfshinë:
- Vizitë nga Kardiologu
- Elektrokardiograma (EKG)
- Ekokardiografi (Echo e zemrës)
- Analiza Laboratorike:
Gjak Komplet me formule, CRP-Proteina C reaktive, Glikemi, Urea, Kreatinina, ALT, AST, Bil. Directe, Bil. Totale, Albuminat, Proteinat Totale, Kolesterol, Triglicerid, HDL-Kolesterol, LDL-Kolesterol, VLDL-Holesterol.
 
Terminet janë të limituara dhe në orare të caktuara!
 
Për termine thirni në numrat:
045104001
045105001

Incidenca e sëmundjeve Kardiovaskulare është gjithnjë në rritje. Zbulimi dhe trajtimi me kohë është thelbësor.
Për këtë Poli klinika Cardioplus ka organizuar një check-up të plotë që të informoheni mbi shëndetin tuaj kardiovaskularë (Zemrën dhe enët e gjakut).

Check-up i plotë përfshinë:
- Vizitë nga Kardiologu
- Elektrokardiograma (EKG)
- Ekokardiografi (Echo e zemrës)
- Ergometri (stress testi i zemrës)
- Analizat specifike:
T3, T4, TSH, Natrium, Kalium, Kalcium, Hekuri, Acid Urik, hs-CRP (a high sensitivity CRP).
- Analiza Laboratorike:
Gjak Komplet me formule, CRP-Proteina C reaktive, Glikemi, Urea, Kreatinina, ALT, AST, Bil. Directe, Bil. Totale, Albuminat, Proteinat Totale, Kolesterol, Triglicerid, HDL-Kolesterol, LDL-Kolesterol, VLDL-Holesterol.

Terminet janë të limituara dhe në orare të caktuara!

Për termine thirni në numrat:
045104001
045105001

Me qëllim të parandalimit dhe zbulimit me kohë të sëmundjeve reumatizmale si dhe mjekimit të tyre, Poliklinika Cardioplus promovon një pako diagnostike me çmim ekskluziv:

1. Vizitë specialistike reumatologjike
2. Analiza specifike:
RF- Faktori reumatoid, Vitamin-D, ASTO, Ca-Kalciumi Total.
3. Analizat e përgjithshme:
Gjak Komplet me formule, CRP-Proteina C reaktive, Glikemi, Urea, Kreatinina, ALT (SGPT), AST (SGOT), Bilirubina Directe, Bilirubina Totale.

Vizita dhe interpretimi i analizave bëhet nga:
Prof.Asoc.Dr. Idriz Berisha
Internist - Reumatolog

Terminet janë të limituara !

Për termine thirni në numrat:
045104001
045105001

Rëndësia e ekzaminimit kardiak mbështetet nga incidenca gjithnjë në rritje e sëmundjeve Kardiake. Me kontroll te rregullt parandaloni sëmundjet dhe i trajtoni me kohe.

Vizitë e detajuar kardiologjike
Elektrokardiograma
Ekokardiografi e zemrës

Mos vono për zemrën tënde!

Terminet janë të limituara dhe në orare të caktuara!

Për termine thirrni në numrat:
045104001
045105001

Për më shumë pako dhe oferta:
https://klinikacardioplus.com/ofertat

 
Ju mund të zvogëloni rrezikun tuaj!
Kanceri i gjirit mund te trajtohet me sukses nëse zbulohet me kohë!
Kontrollet e rregullta mund të jenë një mënyre e rëndësishme për të identifikuar kancerin e gjirit si dhe për ta trajtuar me sukses !
 
Poliklinika Cardioplus ofron kontrollë të detajuar dhe analiza, me çmim special . . .
 
Terminet janë të limituara !
 
Për termin dhe detaje mund të kontaktoni:
045104001
045105001
 
Cardioplus & Parners
Ne kujdesemi për shëndetin tuaj!
Zbulo dhe mjeko me kohë "Tensionin e lartë të gjakut"
 
Tensionin i lartë i gjakut mbetet ndër shkaktarët kryesor të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë te ne dhe në botë, duke qenë shpeshherë i pazbuluar dhe/ose i pakontrolluar mirë. Si i tillë, ai me të drejt konsiderohet "VRASËS I HESHTUR".
 
Për këtë Poliklinika jone organizon Check-up të plotë për hipertension arterial, ku përfshinë:
 
- VIZITË INTERNISTIKE - KARDIOLOGJIKE
- ELEKTROKARDIOGRAMA
- ECHO E ZEMRËS
- ANALIZA LABORATORIKE:
Gjak komplet me formulë, Glikemi, Kolesterol total, Trigliceride, HDL-Kolesterol, LDL-Kolesterol, VLDL-Kolesterol, Urea, Kreatinin, ALT (SGPT), AST (SGOT).
 
Kjo kampanjë mbaron më 31.05.2022.
 
Terminet janë të limituara !
 
Për termine thirrni në numrat:
045104001
045105001

Misioni ynë

Ne punojmë intensivisht dhe jemi shumë të përkushtuar që të sigurojmë kujdes maksimal, profesionalizëm dhe pergjegjesi të lartë në raport me pacientët tonë duke vënë në qendër shëndetin dhe mirëqenien e tyre, duke i trajtuar të gjithë me të njëjtin standart, siguri dhe dinjitet. Sinqeriteti, respekti dhe besimi i ndërsjellë janë synimet e punës tonë.