loader image

Rreth nesh

Historia jonë

Një histori

suksesi!

Cardio Plus u themelua në Mars 2004 në Prishtine si një ambulancë private që ofronte disa shërbime specialistike internistike, me fokus kryesor në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare, për t’u zgjeruar më pas në vitin 2010 në një poliklinikë të vogël me shërbime të specializuara kryesisht në fushën e Kardiologjisë, Nefrologjisë e Reumatologjisë, ndërsa së fundi Maj të 2018-tës ajo është transformuar në një poliklinikë të kompletuar multidiciplinare, me mbulueshmëri të plotë në diagnostikimin, përcjelljen klinike, parandalimin dhe mjekimin e sëmundjeve te brendshme tek te rriturit dhe fëmijët.

Ajo tashmë gjindet në një lokacion të ri, me hapësirë të mjaftueshme, infrastrukturë moderne, aparaturë të re e të avancuar dhe ç’është më e rëndësishme me përzgjedhjen e kujdesshme të personelit mjekësor me kualifikime të larta, që i përkasin gjeneratave të ndryshme, e që janë trajnuar në fusha të ngushta specialistike e subspecialistike në vend dhe jasht vendit, shumë nga ta të dëshmuar tashmë me përvojën e tyre klinike shumëvjeçare.

41000+

Pacient

30+

Mjek

18+

Vite eksperiencë

35+

Sherbime

Misioni ynë

Ne punojmë intensivisht dhe jemi shumë të përkushtuar që të sigurojmë kujdes maksimal, profesionalizëm dhe pergjegjesi të lartë në raport me pacientët tonë duke vënë në qendër shëndetin dhe mirëqenien e tyre, duke i trajtuar të gjithë me të njëjtin standart, siguri dhe dinjitet. Sinqeriteti, respekti dhe besimi i ndërsjellë janë synimet e punës tonë.

✓ Shëndeti, dinjiteti dhe siguria e pacientit;

✓ Parandalimi si çelës i suksesit;

✓ Diagnostikimi sa më i hershëm i sëmundjeve;

✓ Mjekimi me kohë dhe bashkëkohor i sëmundjeve;

✓ Ruajtja e vlerave profesionale;

✓ Edukimi i vazhdueshëm profesional i personelit mjekësor me pjesëmarrje në trajnime, seminare dhe konferenca ndërkombëtare me qëllim përditësimi e njohurive dhe përvetësimin e risive.

✓ Përsosja e teknikave dhe metodave të punës në përputhje me zhvillimet e reja në teknologjinë e aplikueshme në mjekësi;

✓ Bashkëpunimi profesional dhe puna ekipore;

✓ Permiresimi i vazhdueshem i cilesise përmes vlerësimeve të brendshme dhe të jashtme; matja e vazhdueshme e cilesise nepermjet treguesve klinike dhe menaxhimit te riskut.

✓ Menaxhim efektiv i kostos dhe çmimit të sherbimeve të ofruara.

✓ Zgjerimi i kujdesshem i departamenteve, shëbimeve dhe objekteve aty ku është e nevojshme

Pse duhet të na zgjedhni ne?

Sepse sherbimet tona ofrohen kundrejt profesionalizëmit më të lartë, ofrojmë tretmane të ndryshme me personel mjekësor me kualifikime të larta si dhe përvojën e tyre klinike shumëvjeçare!

Personel i kualifikuar

Laborator i nivelit të lartë

Ekspertizë e pakrahasueshme

Rezultatate të sakta