loader image

Shëndeti i zemrës në ditët me diell

Shmangni ekspozimin në temperatura të larta!

Ass.Dr.Sci. Arlind Batalli Dr.Med.

Internist - Kardiolog

Shëndeti i zemrës në ditët me diell

Në kushtet e motit të nxehtë trupi juaj funksionon në kushte tjera për të mbajtur temperaturën e tij në nivelet normale, dhe kjo është ngarkesë shtesë për zemrën tuaj, mushkëritë dhe veshkat. Kjo do të thotë që ju mund të jeni në rrezik më të madh nëse keni një sëmundje të zemrës.

Me rritjen e temperaturave rritet rreziku i shfaqjes dhe përkeqësimit sëmundjes ishemike të zemrës, duke pasur parasysh implikimet patofiziologjike të rritjes së ekspozimit të nxehtësisë. Stresi termik rezulton në përgjigje fiziologjike ndaj ndryshimeve në temperaturën qendrore të trupit, duke çuar në djersitje të shtuar, rritje e të rrahurave të zemrës dhe të frymëmarrjes, zgjerimin e vazave te gjakut, ulje te presionit te gjakut dhe rritjen mpiksjes. Në këtë mënyrë tek individët me sëmundje koronare rritet risku i shkëputjes së pllakave aterosklerotike.

Merrni këshilla nga mjeku i juaj!
Shmangni ekspozimin në temperatura të larta!
Hidratohuni!
Mbroni zemrën tuaj.

Misioni ynë

Ne punojmë intensivisht dhe jemi shumë të përkushtuar që të sigurojmë kujdes maksimal, profesionalizëm dhe pergjegjesi të lartë në raport me pacientët tonë duke vënë në qendër shëndetin dhe mirëqenien e tyre, duke i trajtuar të gjithë me të njëjtin standart, siguri dhe dinjitet. Sinqeriteti, respekti dhe besimi i ndërsjellë janë synimet e punës tonë.