loader image

Simptomat që nuk duhet ti injoroni dhe mund të lidhen me zemrën tuaj

Ass.Dr.Sci. Arlind Batalli Dr.Med.

Internist - Kardiolog

– Dhimbja në gjoks
Është shenja klasike e një ataku në zemër, mjekësore. “Nëse keni dhimbje gjoksi duhet të telefononi një ambulancë sa më shpejt të jetë e mundur.

– Mundimi
Natyrisht, jo çdo periudhë e mundimit është e barabartë me një atak në zemër – por nëse edhe ju keni dhimbje, që shoqërohet me mundim atëherë është koha për t’u lajmëruar tek mjeku.

– Dhimbja barkut
Një dhimbje e tipit dispepsisë ose një ndjesi djegieje në gjoks ose stomak mund të jetë një shenjë e një ataku kardiak ose një problemi të lidhur me zemrën.

– Djersitja
Të djersitesh kur je në palestër ose sepse është një ditë vërtet e nxehtë, nuk është asgjë për t’u shqetësuar. Por ndjesia e nxehtësisë dhe djersitja e shoqëruar me dhimbjet e gjoksit është një shenjë se duhet të telefononi një ambulance.

– Dhimbja e këmbeve
Nëse keni një ndjesi shtrëngimi dhe ngërçesh në këmbë kur jeni duke ecur, mund të ia vlen të shihni mjekun tuaj, pasi kjo mund të jetë (sëmundje arteriale periferike).
Është më e zakonshme tek duhanpirësit dhe njerëzit që kanë diabet.

– Dhimbja në nofull ose shpinë
Tek infarkti mund të ndodhë edhe që dhimbja të ndihet në nofull, apo në shpinë.
Ka disa prova që simptomat tek grat kanë më shumë gjasa të ndryshojnë nga ato “klasike” dhe ne e dimë se gratë kanë më pak gjasa të kërkojnë kujdes mjekësor dhe trajtim.

– Ndjesia “ngulfatjes” ose “mbytjes”
Frymëzënje ose mungesa ajrit, nëse ndjenja vazhdon dhe nuk jeni diagnostikuar më parë me problem në zemër duhet të lajmëroheni tek mjeku.

– Të ënjturat e këmbeve
Kjo nuk duhet të injorohet, veçanërisht nëse kyçet e këmbëve bëhen vërtet të mëdha, pasi mund të jetë një shenjë i pamjaftueshmërisë së zemrës, por është gjithashtu shumë i zakonshëm dhe ka shumë shkaqe të tjera.

Misioni ynë

Ne punojmë intensivisht dhe jemi shumë të përkushtuar që të sigurojmë kujdes maksimal, profesionalizëm dhe pergjegjesi të lartë në raport me pacientët tonë duke vënë në qendër shëndetin dhe mirëqenien e tyre, duke i trajtuar të gjithë me të njëjtin standart, siguri dhe dinjitet. Sinqeriteti, respekti dhe besimi i ndërsjellë janë synimet e punës tonë.